Bajram Kosumi formon parti të re
Pëlqej
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka vendosur të ndahet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si nënkryetar i kësaj partie. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare zoti Kosumi ka bërë të ditur se do të marrë pjesë me një subjekt të vecantë politik. Ai njoftoi sot se është duke krijuar lëvizjen qytetare ‘Për Demokraci’.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ish-kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se
“pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës dhe përfundimit të mandatit të tij si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, do të marrë pjesë në zgjedhje me një formacion të ri politik”. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori