Bahtiri s'ka para për ngrohje të shkollave por i fton arsimtarët në darkë
Pëlqej
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po pretendon edhe një mandat në balotazhin e 19 nëntorit, ka ftuar në darkë të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune. Dega e PDK-së në Mitrovicë thotë se Bahtiri s'ka para për ngrohje të shkollave, por i fton arsimtarët në darkë elektorale.

Ata thonë se këtë ftesë për darkë elektorale e kanë kundërshtuar arsimtarët e Shkollës së Mjekësisë, të cilët janë kërcënuar për këtë.

Drejtori i DKA-së në Mitrovicë i ka ftuar gjithë punëtorët e arsimit në darkë në restorant Vigu-Koshtovë, sot në orën 18:00.

Në garë për Mitovicën janë Agim Bahtiri i AKR-së dhe Valdete Idrizi nga PDK-ja.


Shtuar më 14/11/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori