Bahtiri nuk ndalet, ky është hapi i radhës për bashkimin e Mitrovicës (DOKUMENT)

Ideja e Agim Bahtirit për ta bashkuar Mitrovicën nuk po del të bëhet realitet. Kjo pasi që Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ka shqyrtuar ligjshmërinë e konkluzionit të komunës dhe ka përfunduar se ajo që u miratua në kuvend nuk është brenda kompetencave të kësaj komune. Megjithatë, Bahtiri po thotë se MAPL-ja nuk ka të drejtë të shqyrtojë këtë kërkesë, sepse kjo do të duhet të bëhet nga Qeveria, duke paralajmëruar edhe një peticion.

Përmes një komunikate për media, Komuna e Mitrovicës së Jugut, që udhëhiqet nga Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj MAPL-së, duke shkruar se kërkesa për bashkim të qytetit është legjitime.

“Është organi kompetent të cilit Kuvendi Komunal i është drejtuar, Qeverisë së Kosovës dhe jo MAPL-së, ndërsa Qeveria e Kosovës në këtë rast është akteri kryesor që është dashur të kthejë një përgjigje për kërkesën tonë.

Iu bëj me dije MAPL- së se nuk keni të drejtë të shqyrtoni në brendësi kërkesën tonë për arsye se nuk i është drejtuar institucionit tuaj por i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, dhe ju pa të drejtë keni stopuar kërkesën tonë drejt rrugës së Qeverisë së Kosovës e kjo nënkupton një frymë politike dhe aspak profesionale”, shkruhet në reagim.

Në këtë rast, nga kjo komunë kanë kërkuar profesionalizëm dhe paanësi politike duke bërë thirrje që kërkesa të delegohet në qeveri.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar edhe një peticion që sipas tyre do të ketë mijëra nënshkrime


Shtuar më 17/12/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori