Bahtiri nuk del nga bota e tij, thotë se edhe serbët duan bashkimin e Mitrovicës
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka konfirmuar se ka përfunduar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës dhe se atë e kanë nënshkruar mbi 10 mijë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe serbë. Peticioni dorëzohet në Kuvendin e Kosovës këtë javë, ndërsa iniciuesit e peticionit presin që atë ta përkrahin të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ka përfunduar të dielën peticioni për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Idenë e bashkimit të dy komunaveMitrovicës e ka iniciuar kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, i cili nëpërmes një deklarate ka njoftuar se ka ndërprerë komunikimin me institucionet e Republikës së Kosovës, bashkë edhe me tre kryetarët tjerë të komunave veriore, Stevan Vulloviq (Zubin Potok), Zoran Todiq (Leposaviq) dhe Vuçina Jankoviq (Zveçan) pas vendosjes së taksës prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.


Shtuar më 03/01/2019, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori