Bahtiri merr pjesë në tubimin para protestës së Vetëvendosjes
Pëlqej
Në një mesazh të publikuar në rrejtët sociale nga lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë është paralajmëruar pjesëmarrja e Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri në organizimin e kësaj lëvizje i cili kryhet para protestës së 29 shtatorit.

Bahtiri së bashku me Albin Kurtin pritet të flasin para qytetarëve në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 14:00.

Mesazhi i ftesës përfundon me moton e protestës së 29 shtatorit, “një popull si nënshtrohet një njeriu”.

Protesta e 29 shtatorit është paralajmëruar nga Vetëvendosje ndërsa nuk ka asnjë parti që deri më tani i është bashkangjitur zyrtarisht iniciativës për protestë. Bahtiri është pjesë e AKR-së parti kjo e cila qeverisë në koalicione me PDK-në, AAK-në dhe NISMËN.

Postimi i VV-së:

Në kohën kur presidenti Thaçi pa legjitimitet, pa autorizim dhe pa kompetencë po bën pazare me Serbinë atëherë protesta dhe sheshi janë hapësira e domosdoshme e veprimit. E pazaret më të rrezikshme po bëhen në kurriz të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.

Legjitimimi i gjenocidit në veri gjatë viteve 1998- 1999 e posaqërisht ai i natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000Legjitimimi i ndarjes së qytetit ku tash ajo do të shtrihej në dy shtete dhe vija ndarëse do të ishte përgjatë lumit IbërTradhëti ndaj vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë akoma në Kodrën e Minatorëve, Kroin e Vitakut, Lagjen e Boshnjakëve, Lagjen e Doktorëve, Lagjen 7 Shtatori, Vidimriq, Suhadoll, Gushafc, Vinarc, Kelmend, Boletin, Zhazhë, Bistricë, Kushtovë e Vllahisë e Cerajë.

Paralizimi i zhvillimit ekonomik pasi që nuk do të dihej qartë fati i liqenit të Ujmanit e me këtë rrezikohet furnizimi me ujë të pijshëm, sistemi ujitës Ibër – Lepenc dhe funksionimi i KEK-ut.Fati i Kombinatit Trepça dhe minatorëve të saj që janë sinonim i krenarisë, patriotizmit dhe ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Për t’i parandaluar këto pazare nevojitet organizim, nevojitet mobilizim, nevojitet dinjitet, sepse NJË POPULL S’I NËNSHTROHET NJË NJERIU
Shtuar më 21/09/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori