E FUNDIT/ Gara për Kryeprokuror, KLP nxjerr renditjen finale
Bahtiri largohet papritur nga takimi me PAN-in dhe Listën Serbe
Nënkryetari i Aleanca Kosova e Re, Agim Bahtiri ka lëshuar takimin që po mbahet me mes të krerëve të PAN-it dhe AKR-së me përfaqësuesit e Listës Serbe, duke mos pranuar që të jap ndonjë informatë lidhur me atë se çka po diskutohet dhe a janë afër një marrëveshjeje.

"Më vonë i shihni detajet”, ka deklaruar ai duke dalë nga takimi.
Ndërkaq brenda në ‘Swiss Diamond’ po qëndron kreu i AAK Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli si dhe përfaqësues të Listës Serbe.
Burime te lajmi.net brenda takimit bëjnë të ditur se problem për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes te koalicionit PAN- AKR dhe Listës Serbe është duke paraqitur çështja e Ministrisë së Bujqësisë.

Këto burime thonë se Lista Serbe me këmbëngulje është duke kërkuar që ta drejtoj këtë ministri, ndërsa AKR-ja nuk dëshiron ta lëshojë atë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori