Bahtiri e Rakiq, thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve
Kryetarët në Mitrovicë Agim Bahtiri i pjesës së Jugut dhe Goran Rakiq i Veriut, bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në veri, duke e cilësuar këtë si një gjendje e cila i ka shqetësuar banorët nga veriu në jug.

Gjatë takimit të tyre ata theksojnë se situata në vend është e trazuar, kjo bën që ato të shqetësohen që kjo gjendje të mos kalojë në incidente të reja, prandaj është e rëndësishme që të dy palët të pajtohen për uljen urgjentetensioneve dhe vendosjen e rendit.

Në njoftimin e tyre të takimit ata kërkojnë si masë urgjente praninë më të madhe të forcave të sigurisë ndërkombëtare. “Pikërisht edhe takimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të ne dyve si kryetar që menjëherë të punohet në uljen e tensioneve”, njoftojnë Bahtiri dhe Rakiq, të cilët janë shprehur se kërkojnë takim urgjent këtë javë me krerët e Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.

Kryetarët i kanë ftuar qytetarët që të jenë të qetë, mos të bien pre e provokimeve. Seria e incidenteve në Mitrovicë ka filluar në momentin kur një i ri serb para dy ditësh edhe ther me thikë në pjesën veriore, ku më pas në ditët në vazhdim kanë pasur sulmet ndaj të rinjve shqiptar dhe boshnjak në tri incidente të ndara ku janë lënduar tre shqiptarë dhe dy boshnjakë.

Ndërkohë një incident tjetër është shënuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të lumit Ibër, ku një i ri shqiptar që ishte bashkë me një grup shqiptarësh nga pjesa jugore e qytetit është zhdukur. Në kërkim të tij janë vënë njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Zjarrëfikësit nga pjesa veriore. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori