Bahtiri: E keqja e Kosovës është PDK-ja
Pëlqej
Agim Bahtiri
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka shpjeguar deklaratën e tij se “më përpara shkon në tabut, sesa me PDK-në” duke thënë se ende mendon ashtu.

“Shumë është e vërtetë, Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe sot kundër të keqes, dhe e keqja e këtij vendi është PDK-ja. Unë nuk do t’i ndali kritikat kundër atyre që janë keqpërdorues të pares publike”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

Bahtiri “del nga tabuti”, ia uron marrëveshjen Veselit

Ai ka këmbëngulur se nuk ka shkuar në koalicion me PDK-në, por me Ramush Haradinajn.

“Nuk jam shku me PDK-në por me burrin që është taman burrë të cilin e kam mik”, ka thënë Bahtiri.

Por Bahtiri thotë se ndjehet shumë mirë dhe nuk ka asnjë siklet.

“Nuk jam në asnjë siklet, ndihem jashtëzakonisht mirë, kurrë më mirë nuk jam ndier, edhe pas të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur dhe atyre që do të ndodhin”.


Ai ka fajësuar për një gjë të tillë Isa Mustafëm.

“Unë nuk them që është bërë mirë, është bërë më e mira e mundshme, ne edhe personalisht unë, kam rezistuar që të mos ndodhë kjo. Ndodhi sepse partneri ynë, e fajësojë Isa Mustafën, sepse ia kemi dhënë të gjitha mundësitë që të lëvizë pëprara, për të çuar PDK-në në opozitë”.

“Nuk kemi gjetur mundësi për të dalë nga kjo situatë, asnjë mundësi nuk na është dhënë që do të dalim nga kjo krizë, kam shteruar bisedat me secilin lider”.

“Kam falënderuar Kadri Veseli që i tha në Kuvend Albin Kurtit në Kuvend bëj 61 vota, e kam thirr zotëri Kurtin dhe i kam thënë ec përpara, kam biseduar edhe me të tjerët”.

Por Bahtiri që ka fajësuar të parin e LDK-së, nuk e ka bërë me faj, Albin Kurtin.

Albin Kurti është më sa paku i fajshëm këtu sepse Albin Kurti ka qëndrimet e veta. Ne kemi mundur të përkrahim Albin Kurtin për kryeministër dhe kjo nuk ndodhi, faji është kryesisht i Isa Mustafës”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori