BAC U KRY! Kosova sot ka ushtri dhe askush nuk guxon ta prekë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar tre projektligje historike duke themeluar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës, shkruan albeu.com.

Me këto projektligje tashmë Kosova ka ushtrinë e saj dhe askush më nuk do të guxojë ta prekë. Themelimi i ushtrisë u votua nga 107 deputetë dhe vetëm deputetët e Listës Serbe e kanë kundërshtuar.

Edhe në këtë ditë historike Kosova pati pranë mikun e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që e mbështetën pa asnjë mëdyshje dhe tashmë në Kosovë kanë mbërritur edhe autoblindat e parë amerikane që do të jenë pjesë e ushtrisë.

Seanca nisi me 1 minutë heshtje për dëshmorët shqiptarë që luftuan për liri dhe shumë prej tyre sakrifikuan jetën. Kjo ditë patjetër është e vecantë dhe prekëse edhe për familjen Jashari të cilët ndër të parët luftuan kundër pushtuesit serb pa pasur frikë. Por edhe Zahir Pajazitin dhe mijëra dëshmorë të tjerë sot janë krenarë që lufta dhe sakrifica e tyre për liri dhe siguri u shpërblye.

Sot shqiptarët krenarë mund të thonë sërish Bac u Kry, Kosova ka ushtrinë dhe askush më nuk guxon ta prekë./albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori