Bac t'kanë rrejt, me hajna nuk ka shtet!
Në ditën e çlirimit dhe dëshmorëve, Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Malishevë, në shenjë pakënaqësie për rrugët që ka marrë vendi i ka zhvilluar një aksion simbolik.

Para shtatores së komandantit Legjendar Adem Jashari aktivistët kanë shpalosur pankartën “Bac t’kanë rrejt’, me hajna nuk ka shtet”, gjatë momentin kur përfaqësues të institucioneve po vendosnin kurora aty.

"Aksioni kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve se ky pushtet tash e sa kohë e ka devijuar rrugën dhe idealet e dëshmorëve për liri e dinjitet.
Sot 14 vite pas, Malisheva është katandisur nga keqqeverisja, duke filluar nga mungesa e transparencës, degradimi i edukimit, shëndetësia, shitja dhe vjedhja e pronave publike, kapja e publikes nga parapolitika, pasiguria e papunësia, e shumë e shumë dukuri tjera që nuk janë në frymën e idealeve kombëtare, por në frymën e kusarisë që s’di asgjë tjetër përveç grabitjes dhe uzurpimit të shtetit. Ky aksion simbolik, por edhe shumë e shumë aksione tjera, janë lufta për çlirimin e mirëfilltë ku qytetarët do të respektoheshin, ku llogaridhënja do të ishte e në nivel e duhur, ku respekti për shtet dhe njëri tjetrin do të ishte një e vlerë për shoqërinë, ku dëshmorët dhe familjet e tyre nuk do të ndaheshin vetëm që i përkasin një subjekti tjetër politik, ku respekti për dëshmorët do të ishte i sinqertë, ku njerëzit do të jetonin në mirëqenie, ku njerëzit do të kishin një punë dhe ku jeta do të ishte me e sigurtë e jo sikur sot, që 14 vite pas luftës ende vdesin qytetarët nga rriqrat dhe askush në Malishevë nuk është i sigurtë" thuhet ne deklaraten e shperndare per mediat nga VV.

VV ka shprehur keqardhje për rrugët që ka marrë vendi duke u yotuar se do te bejne gjithçka të mundshme që ky pushtet i kapur nga krimi dhe korrupsioni të largohet dhe qytetarëve e Malishevës ti kthehet dinjiteti. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2013, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori