Babai ngacmonte seksualisht vajzat e tij. ndërhyn fqinji për t'i shpëtuar
Në fshatin Cernicë të Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij.

I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij dje pasdite ka lajmëruar rastin në polici me qëllim të ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar për 48 orë ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe sigurohet nga patrulla policore.
Shtuar më 21/09/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori