Babai i të akuzuarit për terrorizëm: Lirojeni djalin tim, s'ka bërë asgjë
Pëlqej
Babai i njërit prej të akuzuarve për terrorizëm është shprehur se djali i tij nuk ka bërë asgjë dhe se arrestimi i tij është bërë pa patur prova për ndonjë veprimtari të jashtëligjshme të djalit.

"Lirojeni djalin sepse nuk keni asnjë provë”, ka thënë Mustafai, babai i Hafiz Ahmetit, të dyshuar për terrorizëm.

Mustafë Ahmeti ka qenë i bindur se djali i tij Hafizi(1994) do të lirohet i pari nga grupi që është arrestuar për terrorizëm.

Ai thotë se është zhgënjyer dhe mërzitur kur nuk e ka parë emrin e Hafizit me ata që janë liruar.

“Unë s`kam marrë as avokat sepse e di që djali im është plotësisht i pafajshëm. Hafizi është më i riu nga të gjithë të arrestuarit dhe asnjë provë deri tani nuk e kanë që ai të akuzohet”, shtoi Mustafai për rajonipress.

Mustafë Ahmeti thotë se hetuesit dhe prokuroria duhet ta shpejtojnë rastin dhe ta lirojnë Hafizin sepse ai s`ka asnjë lidhje direkte apo në forma të ndryshme me të dyshuarit e tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori