Babai i policit të vrarë komenton lirimin e Sekiraqës
Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza është lutur tek zoti pak çaste pasi ka kuptuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

“Nuk e di unë, tepër e çuditshme me 37 vjet është shpallë (i dënuar), nuk muj me marrë me mend këtë, Zoti na rujtë”, ka komentuar Rizaj.

Ai ka konfirmuar se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi. Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj ti stopoj masën e paraburgimit.

Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vite burgim nënë akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive special Triumf Riza.
Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë na Gjykata e Apelit, njofton KALLXO.com

Sekiraqa ishte vetë dorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2017, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori