Babai i Kabashit: Djalin ma mashtruan disa shokë dhe kushërinj
Pëlqej
Ka nëntë muaj qyshkur Liridon Kabashi (27), nga Polaci i Skenderajt, i ka rrëfyer Policisë së Kosovës (PK) për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme. Por ai është arrestuar tek të enjten së bashku me imamin gjilanas, Zekrija Qazimi, të dyshuar për tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Babai i Liridon Kabashit, Nasufi, kishte menduar se i biri u kishte dhënë fund telasheve dhe se ishte rehatuar në punën e re që bënte në një biznes privat.

Ai ishte befasuar kur forca të mëdha policore ia kishin rrethuar shtëpinë e tij mëngjesin e së enjtes. “Unë e djali vetë ua hapëm dyert dhe u thamë urdhëroni e hyni brenda.

Ata bastisen shtëpinë, por nuk gjeten asgjë të rëndësishme edhe pse i morën do sene të djalit, por edhe vetë Liridonin, shkruan gazeta Koha Ditore.

Madje ai refuzoi t’i caktojnë avokat, sepse tha se ndihet i pafajshëm”, ka treguar ai. Nasuf Kabashi e pranon se djali i tij ka qenë në Siri. Megjithatë, deri tek një vendim i tillë thotë të ketë ardhur si pasojë e manipulimeve që ia kanë bërë disa shokë e kushërinj.

“Është e vërtetë se djali im me do kushërinj e shokë u kanë në Siri, pasi që i kanë thanë hajde shkojna me mësua për fe e kuran. Atje nuk i ka dalë ashtu siç i kanë thanë, dhe ai ka kërkua me u kthye menjëherë. Por ata nuk e kanë lanë, se sipas rregullave të tyre, po u dashke me ndejtë atje më së paku tre muaj”, ka treguar Nasufi.
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori