Boca Juniors: Autobusi përmbyset, një tifoz humb jetën dhe disa të plagosur

Tragjedi në Argjentinë përpara se të luhej gjysmëfinalja e Kupës mes Boca juniors dhe Kilmes në Mendoza.

Një autobus me më shumë se 30 tifozë të Bocas është përmbysur në afërsi të San Martinit, me pasojë, siç raportojnë mediat argjentinase, një gura ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sipas asaj që është transmetuar, nuk ka pasur përplasje me një mjet tjetër, por ka dalë goma e përparme, duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin.

Klubi argjentinas ka bërë një postim duke treguar keqardhjen për këtë aksident fatal.

“Boca Juniors shpreh keqardhje për aksidentin tragjik të tifozëve që po udhëtonin për në Mendoza për të shijuar ndeshjen të Copa Argentina dhe është në dispozicion të të afërmve dhe miqve të tyre”, thuhej në deklaratën e Boca Juniors./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.09.2022 12:18