I ati humbi betejën me koronavirusin, gazetari Buzhala merr vendimin drastik
Gazetari Berat Buzhala, i cili prej 21 ditësh është prekur nga Covid 19, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nuk do ta bëjë tamponin për të kuptuar nëse është apo jo negativ.

Buzhala shprehet se ai tampon do të ishte mirë që të përdorej për persona të tjerë që kanë nevojë që të tëstohen. Gazetari nuk ka lënë pa përmendur as të atij e tij, i cili humbi betejën me Covidin, duke thënë se për të ndjen vetëm dhimbje dhe mall.

Postimi i Buzhalës:

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu. Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.
Shtuar më 13/07/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori