Azemi falenderon votuesit për mbështetjen
Florent Azemi, kandidat i PDK-së i cili garoi në zgjedhjet për kryetat të Mitrovicës së veriut, ka falenderuar të gjithë qytetarët në profilin e tij në rrjetin social Facebook për mbështetjen që i dhanë në zgjedhje.

Ai thekson se shqiptarët fituan pozitën e nënkryetarit të Komunës, dhe zv/kryesuesit të Kuvendit, nga tre anëtarë në Komision për Politikë dhe Financa, si dhe tre të tjerë në Komisionin për komunitete.

Gjithashtu shqiptarët kanë të rezervuar zyrën për kthim dhe rindërtim dhe përfaqësim prej 31.5% në kuvend, shkruan AzemiFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori