Azem Syla në paraburgim, mund të ndikojë tek dëshmitarët e "Tokës"
Gjykata e Apelit e ka mbështetur vendimin e Gjykatës Themelore për të lënë në paraburgim Azem Sylën, i akuzuari kryesor për rastin "TOKA".

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës i Sylës, Tomë Gashi, me anë të një njoftimi në "Facebook", ku ka thënë se
gjyqtarja e Eulex-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22.nëntor 2016.

Kjo për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarët e mbrojtur. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori