Avokati Koci tregon si mund të mbrohet Ministri Nenad Rikalo
Avokati kosovar Arianit Koci është shprehur sot në lidhje me akuzat e fundit ndaj ministrit të Listës Serbe, Nenad Rikallo. Ai tregon edhe mënyrën si mund të mbrohet ministri nëse shkon në gjykatë, shkruan albeu.com.


Ministrin Rikallo e njoh si figurë.
Kam lindur në Prishtinë, dhe si person kurioz, komunikativ dhe i shoqërueshēm, i njoh shumicën e prishtinalive.
I njoh edhe serbët e Prishtinës.
Të mirët që janë shumicë, dhe ata që e kanë keqpërdorë kohën e para dhe të luftës, me kryer vepra më të rënda penale.
Ti kthehemi Rikallos.
Pēr ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira.
Dorën në zemër, nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos.
Por, shehri ka folë.
E ky shehri i im, kurrë nuk ka folë keq për Banën, asistentin në Fakultet të Edukatës Fizike gjatë viteve të 90-ta.
Nuk ka folë keq as për Çejën.
Nuk ka folë keq për Dejanin apo Sashën.
Por, ka folë për Rikallon.
Ka folë keq edhe për Boshkon dhe Grbën.
Ka folë keq edhe për Maren.
Sidoqoftë, fjalët e çarshisë nuk janë bazë për dënim të ministrit, por janë bazë e fortë juridike, për hetim.
E sa i përket vet ministrit Rikalo, ai ka përgjegjësi morale të deklarohet.
Nëse eventualisht shkon rasti në gjykatë, ai mund të mbrohet në heshtje.
Por, para opinionit publik, si ministër, ai ka obligim moral të deklarohet.
Nuk mund të mbrohet në heshtje par qytetarëve, ministër i të cilëve është, nëse është eventualisht i pafajshëm./albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori