E njohu në Big Brother, kunata e Belinda Ballukut ka ankesa për burrin: Ngelëm duke i bërë vetë

E ftuar në një emision televiziv, ish-banorja e BB Neda Balluku, njëkohësisht kunata e ministres Belinda Ballukut ka folur për situatën e krijuar në Big Brother.

Ajo ka qenë pjesë e këtij formati shumë vite më parë së bashku me vëllain e ministres, Ogren Ballukun dhe që prej asaj kohe, lidhjen e tyre në shtëpi e vazhduan edhe jashtë ndërsa sot janë të martuar e prindër të dy fëmijëve.

Duket se kunata e ministres ka rezerva për bashkëshortin e saj Ogren Ballukun.

“Ku ta gjejmë dikë që të na ndihmojë në shtëpi, se ngelëm duke i bërë të gjitha vetë”, tha Neda ndër të tjera.

Mesa duket edhe çiftet që krijohen në ekranet televizive kanë jetëgjatësi dhe mund të vijojnë bashkëjetesën mes tyre./albeu.com/