Avokati i Shefqet Krasniqit: Vendimi i padrejtë
Pëlqej
Avokati mbrojtës, i imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, Bajram Tmava tha se vendimi për të lënë në paraburgim prej 30 ditësh imamin nuk është i drejtë.

"Është caktuar 30 ditë paraburgim. Ky nuk është një vendim i drejtë dhe bie ndesh edhe me dispozitat ligjore, bie ndesh edhe me moralin, fetar dhe atë demokratik", tha avokati për mediat.

Sipas tij, masa është marrë mbështetur në një paragjykim. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori