Bie helikopteri, 6 persona të vdekur në vend (VIDEO)

Një helikopter është rrëzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjeti fluturues u rrëzua në mbrëmjen e 22 qershorit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Sipas medieve lokale nga rrëzimi i helikopterit kanë ndërruar jetë gjashtë personat që ishin në bord.

Shërbimi I Emergjencave të Qarkut Logan, ku u rrëzua helikopteri Bell UH-1B, tha në një postim në Facebook se Rruga “17” në zonë ishte mbyllur për shkak të rrëzimit të avionit.

Ray Bryant, shefi i shërbimeve të urgjencës në Logan, tha se gjashtë persona t që ndodheshin në bordin e helikopterit ndërruan jetë, megjithëse shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende./albeu.com/