Avokati i Popullit ka ngelur pa telefonë, mijëra euro për t'i blerë
Institucioni i AvokatitPopullit ndau 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Zyra e AvokatitPopullit ka iniciuar procedurat e prokurimit për t’u furnizuar me këta telefona.

Për këtë aktivitet të prokurimit Zyra e AvokatitPopullit ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët.

Kjo zyrë planifikon që për një telefon mobil të paguajë mesatarisht rreth 286 euro.

Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi” nga Zyra e AvokatitPopullit së fundmi kjo zyrë ka bërë disa korrigjime në thirrjen për këtë tender.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Institucioni i AvokatitPopullit kishte shpenzuar mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Madje ky institucion kishte blerë një telefon mobil “iPhone 6” në vlerë prej 830 eurove.


Shtuar më 21/04/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori