Avokati i Mlladiç kritikon Gjykatën e Hagës
Pëlqej
Avokati mbrojtës i Ratko Mlladiç në gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, Branko Lukiç, ka kritikuar gjykatësit e Hagës për "kufizimin e të drejtave të mbrojtjes së Mladicit” dhe për “ndryshimin e rregullave në mes të gjykimit në dëm të mbrojtjes”.

Lukic tha se pasi që aktakuza ka etiketuar “të gjithë serbët e Bosnjës më të vjetër se 16 vjeç” si pjesëmarrës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale gjatë luftës së viteve 1992-95, asnjë dëshmitar serb nuk mund të konsiderohet si jo-relevant.

Avokati i Mlladiç po ashtu ka thënë se të gjithë dëshmitarët që kanë ardhur në gjyq kanë folur në përgjithësi dhe askush nuk ka folur për krime konkrete.

Ratko Mlladic dyshohet per krime lufte dhe per terrorizem mbi civilet boshnjake, gjate luftes ne Bosnje./albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori