Avokati i Haradinajt: Procesi i Ramushit do kryhet më 14 shkurt
Gjykata franceze në Colmar pritet që sot rreth orës 14:00 të nisë shqyrtimin e kërkeses së autoriteteve serbe për ekstradim të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Avokati mbrojtës i zotit Haradinajt, Arianit Koci, në një prononcim për "Radion Evropa e Lirë", ka thënë se kërkesa për ekstradim është e pabazuar dhe do të refuzohet si e tillë.

"Nuk ka dilemë që kërkesa e Serbisë është kërkesë politike, këtu nuk kemi rast penal, prandaj unë besoj që kjo kërkesë e tyre do të refuzohet dhe zoti Haradinaj do të lirohet. Nuk është e rastit që Serbia ka një inat ndaj Haradaniajt, Serbia nuk mund t'ia fal kurrë Haradinajt angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit", ka thënë avokati Koci.

Ai ka shtuar se i gjithë ky proces ndaj Haradinaj do të përfundojë para datës 14 të këtij muaji.

"Zoti Haradinaj patjetër do të kthehet në Kosovë. Unë nuk besoj që gjykata franceze do të merr vendimin brenda ditës, por presim të premten ose javën tjetër, por unë besoj që para datës 14 të këtij muaji do të kryhet i gjithë ky proces", ka theksuar avokati Koci.


Shtuar më 09/02/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori