Avokati Haradinjat: Vuçiçi e Daçiçi nuk e falin për pavarësinë, ai do lirohet
Te enjten në orën 14:00, Gjykata në Colmar të Francës nis seancën për shqyrtimin e kërkesës së Beogradit për ekstradimin në Serbi të Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i kreut të AAK'së në Kosovë, Arianit Koçi, i cili vazhdon ta konsiderojë kërkesën e Serbisë për ekstradim të Haradinajt si politike.

"Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër për informacion në kohën e Millosheviçit dhe Ivica Daçiç ka qenë zëdhënës i partisë SPS.

Pushtetarët serb nuk do t'ia falin kurrë Haradinaj, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviçit", shkruan Koçi në një njoftim në "Facebook".

Shkrimi i plotë i Arianit Kocit:

"Pasnesër prej orës 14.00 në Colmar, do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë, për ekstradimin e Haradinaj.

Dua të theksoj që është evidente që kërkesa e Serbisë është politike.

Pse duhet Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, në kontinuitet të deklarohen në media, për këtë çështje?

Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër për informacion në kohën e Millosheviçit dhe Ivica Daçiç ka qenë zëdhënës i partisë SPS.

Pushtetarët serb nuk do t'ia falin kurrë Haradinaj, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviçit.

Sidoqoftë, kërkesa për ekstradim është e pabazuar, madje, edhe është një keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.

Haradinaj është liruar nga ana e Tribunalit të Hagës, dhe të gjitha pretendimet e Serbisë janë reciklim i atyre akuzave.

Ramush Haradinaj do të kthehet.

Asgjë s'e ndalë! /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori