Presidenti i Brescias pranon uljen e çmimit, Interi arrin marrëveshjen me Tonalin

Interi raportohet se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit italian të Brescias, Sandro Tonali.

Ky i fundit është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni dhe pas tij janë vënë klubet më të mëdha të Europës si: Juventus, Manchester United, Arsenal, Barcelona, Napoli, PSG-ja dhe Interi.

Janë zikaltrit sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, që kanë arritur marrëveshjen me Brescian, për transferimin e lojtarit për 30 milionë euro plus bonuse në të ardhmen.

Presidenti i Brescias kërkonte të paktën 50 milionë euro për mesfushorin, por kriza e krijuar nga pandemia ka bërë që të bindet për ta lënë të lirë për 30 milionë euro.


Shtuar 11.06.2020 06:57