Lajme të mira: Bien infektimet në vend, kaq u shënuan vetëm sot

121 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 787.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën.

189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 57 të prekur në Tiranë,8 raste në Lushnje,6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,5 raste në Has,4 raste në Krujë dhe Dibër,3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 139 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 787 të infektuar,

– 370 viktima;

– 7 042 të shëruar,

– 5 257 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 22 shtator:

Tiranë 2 603 raste
Durrës 564 raste
Shkodër 380 raste
Lezhë 301 raste
Elbasan 297 raste
Korçë 251 raste
Fier 240 raste
Vlorë 193 raste
Kukës 150 raste
Berat 114 raste
Gjirokastër 82 raste
Dibër 82 raste


Shtuar 23.09.2020 14:25