Avni Zogiani tallet me Dukagjin Goranin
Ish-kandidati i VV-së për Kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani është tallur me deputetin e VV’së, Dukagjin Goranin. Ka thënë se vetëm Gorani e kupton

“Social-demokracine ne Kosove e kupton veç Dukagjin Gorani :D :D :D (Ndoshta edhe Batoni, ama kaq!)”, ka shkruar Zogiani.

Reagimi i zyrtarit të VV’së ka ardhur pasi gazetari Adriatik Kelmendi publikoi një analizë në të cilin shkruan se Vetëvendosje do të ndahet kurse Partia e re që do të themelohet do të lidhet me Socialdemokracinë.

Vetëvendosje po mban sot zgjedhjet e brendshme për kryetar partie. Albin Kurti është i vetmi kandidat për të udhëhequr partinë në tri vitet e ardhshme.

Në këtë situatë, Vetëvendosje është ndarë në dy grupe. Njëri që e përkrahë Albin Kurtin kurse tjetri që e përkrahë Dardan Molliqajn, Visar Ymerin e Shpend Ahmetin.

Dukagjin Gorani, ish-Këshilltar i Hashim Thaçit, është pozicionuar në krahun e Dardan Molliqajt. Madje, për këtë arsye, një zyrtare e VV’së, Tinka Kurti e kishte akuzuar Goranin dhe Molliqajn si njerëz të SHIK’ut.


Shtuar më 21/01/2018, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori