Avni Arifi: VV-ja gaboi që anulloi protestën e 26 marsit
Njëri prej njerëzve kryesor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se asnjë parti në Kosovë nuk duhet t’ia mohojë qytetarëve mundësinë e protestës.

Arifi beson se gabimi i partive opozitare ishte që anulluan protestën e paralajmëruar më 26 mars që kishte dështuar për shkak të mospajtimeve të Vetëvendosjes dhe AAK-së .

“Nuk është gabim që të protestohet. Gabim ka qenë që të anulohet protesta e 26 Marsit e cila edhe ashtu ishte e vonuar sepse po bëhej pesë javë pas asaj të 17 Shkurtit”, ka deklaruar Arifi.

Ai gjithashtu ka thënë se protesta e thirrur nga AAK për 14 maj po organizohet tre muaj pas protestës së 17 shkurtit.

“Asnjëra parti nuk ka të drejtë të privojë qytetarin nga e drejta për protestë”, thotë më tej ai./Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori