Avni Arifi emërohet shef i negociatave me Serbinë
Pëlqej
Qeveria e Kosovës emëroi sot Avni Arifin shefnegociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse është bërë një emërim i tillë është se qeveria ka kërkuar që të emërohet një shef për negociata me Serbinë, ndërsa dialogu politik sipas tij përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhequr Edita Tahiri. Tani kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shefnegociatave që do të ishte në gjendje të ndjekë rrjedhën me vendimarrësit politikë. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi”, theksoi Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen e saj ka diskutuar edhe për disa pika të tjera ku ka miratuar propozim që Kuvendi të jap mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe propozimin për plotësimin e bordit të ndermarrjes publike “Ibër Lepenci”. Dy kandidatët për guvernatorë janë Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2018 për komunën e Lipjanit. Ministri Bedri Hamza tha se komuna e Lipjanit me vonesë ka aprovuar buxhetin. Buxheti për komunën e Lipjanit është 15 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori