3 shenjat më xheloze të horoskopit, me ta duhet të keni kujdes

Xhelozia është një problem i zakonshëm në shumë marrëdhënie intime dhe nëse është shumë e theksuar, mund të çojë në probleme të shumta.

Mësoni se cilat shenja të zodiakut janë më xhelozët në një marrëdhënie:

Akrepi

Akrepat njihen si shenja më xheloze e Zodiakut. Nga natyra janë dyshues, ndaj e kanë të vështirë të pushojnë edhe kur janë në një lidhje të gjatë. Nuk e durojnë dot mendimin se partneri i tyre i tradhton, ndaj janë vazhdimisht në gatishmëri. Ata e kanë të vështirë ta frenojnë veten dhe mund ta sulmojnë verbalisht të dashurin e tyre nëse thjesht shikon një person tjetër.

Gaforrja

Gaforret janë të ndjeshëm dhe si të tillë i nënshtrohen xhelozisë. Ata janë të pasigurt, ndaj kanë nevojë për një partner që do t’i kushtojë vazhdimisht vëmendje dhe do t’u tregojë vazhdimisht sa shumë i do. Nëse nuk është kështu, bëhen xhelozë për të gjithë me të cilët komunikon, shoqërohet ose bashkëpunon i dashuri i tyre.

Luani

Luanët janë para së gjithash të pasionuar. Ata u japin të dashurve vëmendje dhe komplimente dhe kërkojnë të njëjtën gjë në këmbim. Nëse vërejnë se personi i dashur i kushton vëmendje një tjetri, ata pushtohen nga xhelozia dhe zemërimi. Atëherë janë në gjendje të thonë dhe të bëjnë gjithçka. Ata presin që partneri t’u përkushtohet plotësisht dhe t’u kushtojë vëmendje vetëm atyre, ndaj nuk do të kënaqen me asgjë më pak.


Shtuar 25.08.2022 20:44