Aksident në Rrugën e Kombit, makina përplaset me autobotin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Burrelit, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Në vendin e ngjarjes raportohet për të plagosur. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Shtuar 23.09.2020 07:45