4 të arrestuar në Vlorë për vepra të ndryshme penale

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas në Vlorë, për vepra të ndryshme penale, përfshirë posedimin e kokainës dhe kanabisit, dhunë dhe drejtim mjeti pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin L. D., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 10:46