Autostrada Prishtinë-Shkup nis vitin tjetër
Në bazë të Planit Afat-Mesme të Shpenzimeve për periudhën 2012-2014, punimet në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë duhet të fillonin në marsin e këtij viti, por deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje nga të dyja palët.

Zyrtarë të Qeverisë së Maedonisë thonë se punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Prishtinë, do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Lah Nitaj, këshilltar politik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pretendimet e ekzekutivit për vitin 2012, kanë qenë që të kryhen të gjitha procedurat teknike dhe të realizohet shprehja e interesit.

“Shpresojmë shumë që ky kalendar të mund të respektohet dhe në fillim të vitit 2013, të fillojmë me punimet e para. Sipas Kornizës Afat-Mesme të Shpenzimeve, mjetet e parapara nënkuptojnë shpronësimet në një segment të caktuar të rrugës, sepse kjo rrugë kalon edhe në prona private dhe ky është destinimi i këtyre mjeteve”, deklaroi Nitaj, citon Zhurnal.

Ai tregon se tashmë Ministria e Infrastrukturës ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe tenderi, sipas tij, është i gatshëm.

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim më mekanizmat ndërkombëtarë, thotë Nitaj, janë duke shikuar mundësitë dhe burimet e financimit, në mënyrë që të rruga të fillojë me kohë, në mënyrë që të mos ndikojë në buxhetin e brëndshëm të Kosovës.

Projekti për realizimin e autostradës Prishtinë - Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas tij, autostrada do të ndërtohet në një trashe tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Ajo do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me një gjatësi prej 2.2 kilometrash./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori