Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, makina futet në krahun e kundërt
Një veturë është parë sot në krahun e kundërt të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Albeu.com

Nuk është hera e parë që në Kosovë ndodh një fenomen i tillë. Siç shikohet nga pamja makina tip ‘Passat’ ka ndaluar në krahun e kundërt saktësisht në fshatin Bardhosh.

Policia dhe ambulanca ndodhen pranë makinës, akoma nuk dihen arsyet se pse kjo veturë ndodhet në këtë pozicion , as nga policia ska njoftim zyrtar.

Sidoqoftë makina e cila ka ndaluar në krahun e kundërt është 100% burim aksidenti. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori