Autostrada “Ibrahim Rugova” përfundon në dhjetor
dhjetor të këtij viti pritet të përfundojë autostrada “Ibrahim Rugova”. Sipas KTV punët janë duke u përfunduar në tri seksionet e fundit të këtij projekti: 7, 8 dhe 9. Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se moti i mirë që po mban ua ka mundësuar që projekti të përfundojë para afatit të paraparë.


Ndërkohë, kompania turke-amerikane, “Bechtel-Enka”, është duke konkurruar për të fituar garën në ndërtimin edhe të projektit tjetër infrastrukturor: Prishtinë-Shkup.

Një numër i madh i makinave dhe i punëtorëve janë angazhuar për të kryer punimet finale në tri seksionet e mbetura të autostradës.Zyrtarë të “Bechtel-Enka”-s thonë se në dhjetor gjithë autostrada do të jetë në dispozicion për t’u shfrytëzuar. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori