Autori i logos së 10-vjetorit të Pavarësisë së kosovës mohon akuzat për plagjiaturë
Pëlqej
Pas publikimit se edhe logoja e dytë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , kishte ngjashmëri me atë të Kongresit të Partisë Shqiptarë të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar krijuesi i saj.

Zeni Ballazhi, autor i logos së dytë, ka thënë se logoja dhe Medalja Presidenciale si shenjë festive, ngjyrat e logos vizualisht janë nga flamuri i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, kjo logo është kompozuar figurativisht me shiritat festiv të cilët krijojnë numrin dhjetë bashkë me simbolin e shtetit, kombinim i numrit me simbolet e shtetit si një mesazh feste për shënimin e këtij viti jubilar.

“Kjo logo ka edhe karakteristikë të veçantë gjatë këtij segmenti kohorë 10 vjet pavarësi si ato kulturore, historike shoqërore me një kreaturë artistike të përshtatshme për të kombinuar mesazhin e dedikuar për pavarësi si një shenjë identifikuese për këtë manifestim. Kjo logo (medalje) nuk sfidon simbolet e shtetit, por është një stilizim i numrit dhjetë enkas për këtë manifestim jubilar dhe yjet duke reflektuar zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Ballazhi. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori