Autonomia për veriun, Thaçit i kërkohet të betohet për flamur
Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi që të betohet para flamurit se nuk do të diskutojë për veriun e vendit dhe që nuk do të ketë autonomi për veriun.
Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se në takimin e fundit që kryeministri pati me Daçicin u përmend se për çfarëdo implementimi të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veriu është më ndryshe.


"Kryeministër, betohuni përpara të zgjedhurve të popullit dhe para të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të bisedoni kurrë me Serbinë për veriun e Kosovës dhe se nuk do të pranoni kurrfarë autonomie për veriun. E keni rastin t’i qetësoni zemrat e qytetarëve të këtij vendi. Sot unë këtu me vete kam sjellë një flamur kombëtar të cilin do ta vendos këtu në foltore, z. Kryeministër. Qytetarët e këtij vendi presin nga ju që të betoheni përpara flamurit kombëtar se kurrë nuk do të bëni pazar me një pjesë të territorit të Kosovës se kurrë nuk do të pajtoheni që veriut të Kosovës t’i jepni autonomi", u shpreh Konjufca.


Shtuar më 16/11/2012, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori