Autobusi përplas për vdekje gruan në Prishtinë(FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Mati I në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga autobusi i linjës urbane.

Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihet nëse ka qenë vdekje e natyrshme apo aksident, njofton Express.

Një gjë e tillë sipas tij është duke u hetuar nga ekipet në vendin e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori