“Nuk do të bashkëpunojmë”, Alibeaj i përgjigjet Berishës pas mbledhjes së grupit

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk do të bashkëpunojë me palën tjetër.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alibeaj tha se PD do të regjistrojë kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, dhe se dora vazhdon të jetë e shtrirë për bashkëpunim.

PD nuk është e imja, nuk është e askujt me emër nominal, por PD është e të gjithë demokrateve që kanë vendosur sakrificën e tyre tek ajo logoi dhe sistem vlerash që PD mbart. Tek PD bëjnë pjesë të gjithë ata, edhe ata që mendojnë ndryshe. Qëndrimi që kemi mbajtur është bërë i qartë për shumë kohë dhe për shumë optika dhe këndvështrime. Shqipëria shkon në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë për qytetarët. Sidomos në këtë situatë kaq të rëndë ekonomike, të mungesës së shtetit të së drejtës, të shpopullimit masiv, interesi primar është interesi i qytetarëve. PD ka këtë interes dhe në funksion të këtij interesi do bëjë gjithçka për të bërë bashkë shqiptarët  e pakënaqur në mënyrë që më 14 maj të bashkojmë forcat dhe për ti bërë ballë këtij regjimi, qoftë në pushtetin qendror, por edhe lokal”, tha Alibeaj.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 20:10