Austriakët janë të pestët në Kosovë për investime
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur paraditen e sotme nga udhëheqësit e Odës Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake në veprojnë në Kosovë.

Në këtë takim, kreu i Kuvendit të Kosovës foli për potencialet që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.

“Kosova është vendi më i sigurt për investimet austriake në Ballkan. Shkëmbimet tregtar ndërmjet dy vendeve kapin shifrën e mbi 250 milionë euro. Kjo është një dëshmi e qartë që investimet e huaja në vendin tonë janë të sigurta. Kosova ka ndërmarrë reforma të thella për t’i lehtësuar investimet e huaja direkte. Ligjet e Kosovës dhe politikat fiskale, tatimore krijojnë lehtësira të mëdha." tha Veseli.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Austrisë, Dr. Christoph Matznetter, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që institucionet e Kosovës u kanë dhënë investitorëve austriakë, duke krijuar një klimë të favorshme edhe për investitorë tjerë.

Ai tha se Austria aktualisht është investitori i pestë më i madh në Kosovë, por synon që në të ardhmen e afërt të rris investimet dhe të jetë investitori më i madh në Kosovë.




Shtuar më 08/06/2018, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori