Austria suspendon marrëveshjen sociale me Kosovën
Austria ka suspenduar marrëveshjen sociale me Republikën e Kosovës, e cila ka ekzistuar qysh nga koha e ish Republikës Federale të Jugosllavisë. Suspendimi i kësaj marrëveshje ishte proceduar në Parlamentin austriak me 29 mars të këtij viti, kurse dje ka marrë formën e prerë kur edhe është suspenduar me shumicë votash.

Kundër kanë qenë vetëm Paria e të Gjelbërve, e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Në vendim mes tjerash thuhet: Duke pasur parasysh faktin se në Kosova edhe më tej nuk ka sistem të konsoliduar të sigurimit shëndetësor, të aksidenteve, sistem të sigurimit të personave të papunë dhe sigurimit pensional, gjë që pa mundëson përmbajtjen e ndërsjellë të parimeve të marrëveshjes sociale mes dy vendeve, Austria suspendon në mënyrë të njëanshme këtë marrëveshje, kurse në anën tjetër njëkohësisht synon arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje të re sociale me Republikën e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori