Austria do të raportojë në SHBA për të palarat e Thaçit dhe Vuçiçit
Pëlqej
Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, pritet që gjatë qëndrimit të saj në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar rreth çështjes së Republikës së Kosovës.

Këto deklarime ajo i ka bërë para mediave pas arritjes në New York.

“Do të flasim me Pompeon rreth situatës në Evropën Juglindore”, ka thënë Kneissl.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për përvojën dhe eksperiencën e Austrisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Austria ka marrë një rol mjaft të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti austriak, Alexander Van Der Bellen, ka marrë rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Shtuar më 25/09/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori