Austri, policia ndalon 21 kosovarë pa dokumenta
Fluksi i refugjatëve nga Kosova drejt vendeve të Perëndimit, pa dokumenta, nuk ka të ndalur. Mediat gjermane dhe austriake, duke iu referuar burimeve policore të vendeve përkatëse, njoftojnë për grupe të reja të refugjatëve që janë kapur në vendkalimet kufitare apo në linjat ndërkombëtare të trenave.

Pas raportimeve në baza ditore nga Gjermania për zënien e grupeve të kosovarëve, sot vjen edhe një njoftim për një grup të tillë të ndaluar në Austri.

Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve 5 gra të moshës 29-46 vjeçe, 4 vajza të moshës 2-16 vjeçe, 1 fëmijë 2 vjeç dhe 2 djem 17-vjeçarë. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga meshkuj 20-46 vjeçarë, shkruan "nachrichten.at". /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2015, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori