Australia vijon të jetë një mbështetje për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Australisë jo rezident në Republikën e KosovësDavid Stuart, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Në takim me ambasadorin Stuart, presidentja theksoi se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Kosovën pasi që është përmbyllur procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë, perspektiva evropiane e Kosovës është bërë më e qartë dhe janë ndërmarrë hapa konkret që do të mundësojnë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së.

Sipas Jahjagës, Kosova vazhdon të jetë promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore me të gjitha vendet. Ajo theksoi se edhe me Serbinë ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-ve.

Ndërsa ambasadori i Australisë jo rezident në Republikën e Kosovës David Stuart, thekoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën si në fushën e njohjeve ndërkombëtare ashtu edhe për procesin e integrimit euroatlantik dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori