Auditori gjen shkelje në FSK, kush do të japë llogari?
Plotësimi i pozitave me ushtrues detyre më gjatë se tre muaj, vonesa në vlerësimin e ofertave në procesin e prokurimit, mosrealizim i duhur i buxhetit si dhe mungesa e zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak janë disa nga gjetjet që ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA) në raportin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) për vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Dy gjetjet e para thuhet se përsëriten vit pas viti, ku dy pozita drejtorësh thuhet se mbahen me ushtrues detyre që nga viti 2017.

Me këto gjetje thuhet të jetë pajtuar edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha. Ministri thuhet se është zotuar se do t’i marrë parasysh gjetjet dhe do t’i adresojë rekomandimet.

“Pajtohem me gjetjet dhe rekomandimet dhe nuk kam ndonjë koment për përmbajtjen e Raportit, si dhe brenda 30 ditëve nga pranimi i Raportit final do t’ua dorëzoj një plan të veprimit për implementimin e rekomandimeve, i cili do të përfshijë afatet kohore dhe stafin përgjegjës për implementimin e tyre”, thuhet në përgjigjen që ZKA-ja ka marrë nga ministri Berisha.


Shtuar më 08/06/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori