Spektakël nga Barcelona, Griezmann përmbys Atleticon (VIDEO)

Spektakël në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit që është duke u zhvilluar në Arabinë Saudite.

Plot 3 gola të shënuara në pjesën e dytë. Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me anë të Kokës, i cili gjeti rrugën e rrjetës, vetëm 15 sekonda pas aktivizimit në fushën e lojës.

Katalanasit e Valverdes reaguan menjëherë, teksa barazuan shifrat në minutën e 51-të me anë të yllit argjentinas Lionel Mesi. Nuk zgjati shumë baraspesha, pasi 11 minuta më pas, ishte radha e Antuan Grizmanit, i cili përmbysi gjithçka


Shtuar 9.01.2020 20:49