Atifetes i kushtojnë këngë: Je nderi i kombit, lidere e shqiptarisë (VIDEO)
Pëlqej
Këngëtarja Linda Morina, e cila i ka kushtuar këngë disa politikanëve në Kosovë, si Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Adem Grabovcit e ka përgatitur një këngë edhe për Atifete Jahjagën.

Linda Morina e quan Jahjahën në këtë këngë "rreze drite", "nderi i kombit" dhe "lidere e shqiptarisë", transmeton Veriu.info.

“E knojmë presidenten e Kosovës. Ti punove me drejtësi, krejt Kosova të dhanë votën ty. Me Atifete Jahjagën jemi krenar, vitin 2011 u zgjodh kryetare. Lidere e shqiptarisë dhe vizionare, krejt Kosova me ty jemi krenare. Me Atifeten përparoj Kosova, nderi i kombit në trojet tona dhe rreze drite është vepra jote”, thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës.

Në këtë tekst thuhet se "Jahjagës ia ka dhënë votën krejt Kosova", pavarësisht se Jahjaga nuk ka dalë kurrë në zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori