Presidentja
Atifete Jahjaga ka marrë vendimin që të mos shkojë në
Beograd.
Në një njoftim të presidencës, thuhet se
Jahjaga nuk do të shkojë në kryeqytetin e Serbisë, për shkak të krizës politike në Kosovë.
"Presidentja e Republikës së Kosovës pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në
Beograd më 1 Nëntor, ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Më tej, nga presidenca thuhet se
Jahjaga do të qëndrojë në Kosovë që të mund të krijojë dialog për të tejkaluar krizën aktuale politike./albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 16:11